Në horizont ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Nënë Tereza në Shkup!

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup përshëndet vendimin e shumëpritur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë seancës së djeshme dha dritë jeshile për fillimin e procedurave The post Në horizont ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Nënë Tereza në Shkup! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 4, 2024 - 16:00
 0  6
Në horizont ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Nënë Tereza në Shkup!

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup përshëndet vendimin e shumëpritur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë seancës së djeshme dha dritë jeshile për fillimin e procedurave për ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së, projekt prej 34.5 milionë eurove, katër vjeçar ku realizohet 62 për qind e projektit.

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup i cili nga viti i kaluar veprimtarinë e vet e zhvillon në ish-kazermën Ilinden ballafaqohet me mungesë hapësirash për ligjerata, laboratore dhe zyrash administrative, dhe ky vendim i duhur i qeverisë, do të krijon ambiente ideale për punë, dhe zhvillimin e procesit arsimorë, për mijëra studentë në 40 programet studimore, sidomos për faktin se çdo vit na bashkohen prej 800 deri 1000 studentë të rinj.

UNT falënderon qeverinë për këtë mbështetje të parezervë, dhe do të dëshmon me punën dhe përkushtimin e pedagogëve dhe administratorëve se do të nxjerr gjenerata studentësh të përgatitura për çdo sfidë.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti pasi dje njoftoi se janë ndarë mjete për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sot ka ndarë detaje nga realizimi i të njëjtit, transmeton TV21.

Tha se do të ndërtohet me mjete buxhetore, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe se për të njëjtat tashmë ka dhënë pëlqim Ministria e Financave.

Bëri të ditur se pritet vetëm leja e ndërtimit nga Ministria e Tranporitit.

“Propozimi ka qenë nga Ministria e Arsimit kurse është dhënë pëlqimi nga Ministria e Financave. Janë paraparë mjete prej buxhetit shtetëtor, në Ministrinë e Arsimit. Projekti do të zgjasë disa vite, sepse nuk mund të realizohet për disa muaj. Me siguri do të zgjasë 2-3 vite. Pritet që në Ministrinë e Transportit të merret edhe leja e ndërtimit. Projekti është i gatshëm. Momentin që merret edhe leja e ndërtimit, ka vendim Qeverie për financim dhe hapet procedura për tenderim dhe për të zgjedhur operatorin dhe për vënë gurthemelin. Me siguri se do të paraqiten edhe afatet e realizimit të projektit”, deklaroi Mexhiti në paraqitjen para mediave me kryetarin e Gostivari.

Kaltrina Zekolli-Shaqiri nga koalicioni VLEN, në emisionin Daily Click në TV21, foli edhe për kampusin e Univestitetit “Nënë Tereza”. Zekolli-Shaqiri tha se leja për këtë është çështje muajsh.

“Shumë shpejt leja e ndërtimit, është çështje shumë e shkurt kohore, nuk po flasim për vite. Edhe dje zëvendëskryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi se janë ndarë 35 milionë euro nga Qeveria për ndërtimin e kampusit të UNT-së. Shkupi e ka merituar një kampus të denjë. Ndërtimi i kampusit do të jetë ideal, shumë modern, të cilën do të kemi salla sportive, pishina dhe laboratore të ndryshme që janë të nevojshme”, tha zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

The post Në horizont ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Nënë Tereza në Shkup! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .