Nesër do të ketë protestë në Shkup për tragjedinë që ndodhi në Koçan

Në sheshin e qytetit të Shkupit, nesër duke filluar nga ora 18:00 pritet mbledhja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të protestuar në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçani, transmeton Portalb.mk. “Në këto ditë traume, Maqedonia duhet të jetë e bashkuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për protestën në sheshin “Maqedonia”, […]

Mars 18, 2025 - 00:00
 0  3
Nesër do të ketë protestë në Shkup për tragjedinë që ndodhi në Koçan
sheshi, shkup

Në sheshin e qytetit të Shkupit, nesër duke filluar nga ora 18:00 pritet mbledhja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të protestuar në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçani, transmeton Portalb.mk.

“Në këto ditë traume, Maqedonia duhet të jetë e bashkuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për protestën në sheshin “Maqedonia”, ku bëhet thirrje që qytetarët nga gjithë vendet të vijnë në këtë protestë.

Organizatorët e protestës “Kush është i radhës”, kërkuan që mos të bllokohen rrugët që veturat mjekësorë të mund të lëvizin pa pengesë në komunikacion.

Ata kërkojnë që qytetarët të lëvizin nëpër bregun e lumit Vardar që të arrijnë deri në protestë, duke premtuar që do të ketë edhe protesta tjera në të ardhmen.