Në konviktin “Pellagonia” në Shkup, Adriana Daci është emëruar u.d drejtoreshë, pritet zgjidhja e problemeve më urgjente

Konvikti “Pellagonia” në Shkup tashmë ka u.d drejtoreshë, informoi për Meta.mk Jane Kicev, kryetar i Këshillit të banorëve në konvikt, transmeton Portalb.mk. Drejtoreshë e përkohshme e “Pellagonia” është emëruar Adriana Daci, e punësuar në konvikt. Kicev informoi se tashmë ka filluar zgjidhja e sfidave më urgjente me të cilat ballafaqohen qiramarrësit atje – mungesa e […]

Nëntor 22, 2024 - 19:00
 0  5
Në konviktin “Pellagonia” në Shkup, Adriana Daci është emëruar u.d drejtoreshë, pritet zgjidhja e problemeve më urgjente
Shtëpia studentore shtetërore Pellagonia në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Konvikti “Pellagonia” në Shkup tashmë ka u.d drejtoreshë, informoi për Meta.mk Jane Kicev, kryetar i Këshillit të banorëve në konvikt, transmeton Portalb.mk.

Drejtoreshë e përkohshme e “Pellagonia” është emëruar Adriana Daci, e punësuar në konvikt.

Kicev informoi se tashmë ka filluar zgjidhja e sfidave më urgjente me të cilat ballafaqohen qiramarrësit atje – mungesa e ujit të ngrohtë, cilësia e ushqimit dhe mosfunksionimi i ashensorëve.

“Presim që para së gjithash të tejkalohen problemet elementare si uji i ngrohtë, ashensorët, ushqimi dhe për çdo gjë tjetër do të vazhdojmë të bëjmë presion dhe ato probleme të zgjidhen sa më shpejt”, thotë Kicev.

Portalb.mk dhe Meta.mk në fillim të javës raportuan për kushtet katastrofike në të cilat jetojnë studentët në këtë konvikt.

Një numër i madh i banorëve e u ankuan se nuk kishin fare ujë të ngrohtë, pothuajse asnjë nga ashensorët në ndërtesa nuk funksiononte, si dhe kishte ankesa për cilësinë e ushqimit, në të cilin studentët në disa raste gjatë javëve të kaluara e kishin gjetur edhe insekte.

“Pellagonia” funksionoi pa drejtor për gati një muaj, pasi i fundit dha dorëheqjen në tetor dhe nuk u emërua ushtrues i ri detyre. Për këtë nuk kishte kush të firmoste vendimet për të zgjidhur problemet e studentëve.