Qeveria: Brenda tre ditëve të bëhen kontrolle të jashtëzakonshëm në të gjitha objektet hotelierike në Maqedoni
Në seancën e Qeverisë është miratuar vendim me të cilin është obliguar Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet e hotelierisë (kabare, klub nate, diskotekë dhe diskotekë të hapur) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e […]

Në seancën e Qeverisë është miratuar vendim me të cilin është obliguar Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet e hotelierisë (kabare, klub nate, diskotekë dhe diskotekë të hapur) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të konstatohet se a funksionojnë në përputhje me kushtet aktuale të shtetit sipas standardeve dhe kushteve të vendit.
“Askush nuk është mbi ligjin. I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, në këtë ngjarje tragjike nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha objektet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe trishtuese për mbarë popullin maqedonas, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i publikut”, thpnë nga qeveria.