Në Maqedoninë e Veriut u hap konsullata serbe
Në Kumanovë sot është hapur Konsullata e Republikës së Serbisë. Konsullata, siç thuhet do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve në sferën e kulturës, arsimit, bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit, raporton MIA. Konsull nderi është Vlladimir Stajiq. Në hapje morën pjesë përfaqësues të qeverive të të dyja vendeve, zëvendëskryeministri dhe ministri […]
Në Kumanovë sot është hapur Konsullata e Republikës së Serbisë. Konsullata, siç thuhet do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve në sferën e kulturës, arsimit, bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit, raporton MIA. Konsull nderi është Vlladimir Stajiq.
Në hapje morën pjesë përfaqësues të qeverive të të dyja vendeve, zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie me bashkësitë Ivan Stoilkoviq, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, ministri i Sportit Borko Ristovski, ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, ambasadorja e Serbisë, Nevena Jovanoviq, kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe nënkryetari i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Boban Cvetanovski, si dhe përfaqësues nga trupi diplomatik.
Zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviq në fjalën e tij tha se hapja e konsullatës është konfirmim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, gjë të cilën e vërteton edhe prania e ministrave nga të dyja vendet.
“Kjo vetëm tregon se jemi në rrugën e duhur, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm, sepse qytetarët e të dy vendeve kanë dëshirë për këtë. Konsullatat e nderit janë pjesë e historisë së madhe të mundësive që ofron bashkëpunimi që është në interes të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë, nëse ka do të mundohemi t’i tejkalojmë me mbështetjen e qytetarëve nga njëra dhe nga ana tjetër”, ka thënë Stoilkoviqi.