Maqedonia e Veriut i bashkohet Rrjetit evropian të migracionit në Bashkimin Evropian

Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së tij në Budva, në kuadër të Forumit BE-Ballkani Perëndimor, ka nënshkruar Marrëveshjen për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Rrjetin evropian të migracionit, transmeton Portalb.mk. “Ministri Toshkovski në kuadër të Forumit ka realizuar takim me eurokomisaren për punë të brendshme, Ilva […]

tetor 28, 2024 - 22:01
 0  4
Maqedonia e Veriut i bashkohet Rrjetit evropian të migracionit në Bashkimin Evropian
Kufiri ndërmjet Maqedonisë ë Veriut dhe Serbisë në Tabanoc - Preshevë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së tij në Budva, në kuadër të Forumit BE-Ballkani Perëndimor, ka nënshkruar Marrëveshjen për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Rrjetin evropian të migracionit, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Toshkovski në kuadër të Forumit ka realizuar takim me eurokomisaren për punë të brendshme, Ilva Johanson, ku u nënshkrua Marrëveshja Administrative për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Komisionit në Rrjetit evropian të migracionit”, sqaroi MPB-ja.

Në këtë Forum të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, tema kryesore ishin lufta kundër krimit të organizuar transnacional dhe tregtia e kundërligjshme me drogë dhe njerëz, migrimi, azili dhe menaxhimi i kufijve, si një plan i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Përmes kësaj marrëveshje, vendet e BE-së duhet të informojnë institucionet e BE-së me gjendjen e migracionit, ndërsa përfaqësuesit e MPB-së do të marrin pjesë në takimet e Rrjetit evropian të migracionit.

Ndryshe, Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie 64 përqind në tre muajt e parë të vitit 2024 thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.