Në Maqedoninë e Veriut u kap shtetasi i Kosovës me tetë migrantë ilegalë në veturë, shoferi tjetër iku
Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur një shtetas të Kosovës me tetë emigrantë, nën dyshimet për kontrabandim të emigrantëve. Ai po mbahet nga Policia deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk. “Policia në afërsi të fshatit Bogorodicë ka ndalur një automjet “Seat Altea” me regjistrim të Kosovës, e cila u ngas nga 36 vjeçari […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur një shtetas të Kosovës me tetë emigrantë, nën dyshimet për kontrabandim të emigrantëve. Ai po mbahet nga Policia deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.
“Policia në afërsi të fshatit Bogorodicë ka ndalur një automjet “Seat Altea” me regjistrim të Kosovës, e cila u ngas nga 36 vjeçari Z.M. nga Kosova”, raportoi Policia.
Raportohet se në veturë janë kapur tetë migrantë ilegalë, shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti.
“Së bashku me veturën “Seat Leon” lëvizte edhe një veturë “Audi” pa tabela, e cila nuk u ndal gjatë urdhrit policor, por pas një kohe u ndal dhe nga ajo veturë dolën tetë migrantë, gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, ndërsa shoferi u arratis”, deklaroi Policia.
Ndryshe, Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie 64 përqind në tre muajt e parë të vitit 2024 thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
- LEXO: Bie numri i emigrantëve të parregullt drejt BE-së përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor
- LEXO: Migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor është ulur për 75 përqind
- LEXO: FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
- LEXO: Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor