Janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme në katër universitete, sqaroi kryeministri Mickoski
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur nga gjendja, në të cilën gjendet arsimi, posaçërisht arsimi i lartë dhe se po ndërmerren hapa në drejtim të stabilizimit të gjendjes. Paralajmëroi rritje të buxhetit në arsim në 40 miliardë denarë dhe ekipim të bordeve për akreditim dhe vlerësim, raporton […]
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur nga gjendja, në të cilën gjendet arsimi, posaçërisht arsimi i lartë dhe se po ndërmerren hapa në drejtim të stabilizimit të gjendjes. Paralajmëroi rritje të buxhetit në arsim në 40 miliardë denarë dhe ekipim të bordeve për akreditim dhe vlerësim, raporton MIA.
Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve pas vizitës së sotme në Aerodrom, kryeministri tha se janë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në disa universitete dhe se tashmë ka fotografi të qartë se çka po ndodh.
“Në fillim të mandatit menjëherë është shfuqizuar një vendim i dyshimtë për formimin e një drejtimi në një universitet, i cili është i lidhur me shumë dyshime në të kaluarën. Si Qeveri këtë e kemi ndal dhe i shfuqizuam akreditimet për dy universitete private. Janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit në disa universitete, ‘Klimenti i Ohrit’, ‘Apostul Pali’, Universiteti shtetëror i Tetovës, Universiteti ndërkombëtar në Strugë. Tashmë kemi një pasqyrë të qartë të asaj se çka po ndodh. Duhet të theksoj gjithashtu se buxheti për arsim do të rritet nga 30 në 40 miliardë denarë. Është arritur marrëveshje historike me Unionin për rritjen e pagave në periudhën katërvjeçare, diçka që deri tani ka qenë vetëm fantazi. Ne gjithashtu do të fillojmë ngadalë, por sigurt t’i plotësojmë bordet e akreditimit dhe vlerësimit për të qenë ata që duhet të jenë në të vërtetë”, tha Mickoski.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fillim të muajit tetor ka konfirmuar konstatimet për parregullsitë në Universitetin e Tetovës të cilat bazohen në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Nga Universiteti i Tetovës për Portalb.mk thanë se sipas Zyrës për Çështje Juridike, Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara-UT, ka vepruar në bazë të vërejtjeve të Inspektoratit. Për rrjedhojë, Merita Mustafit ia ka anuluar thirrjen dhe ka filluar procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Universitetin e Tetovës”.
-
- LEXO: Ministrja Janevska konfirmoi shkeljet në Universitetin e Tetovës
- LEXO: UT ka filluar procedurë për shkarkimin e Merita Mustafait pasi FNA bëri publike avancimin e saj të kundërligjshëm
- LEXO: Inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës
- LEXO: Me notën mesatare 6.7 u emërua docent në Universitetin e Tetovës
- LEXO: FNA: Inspektorati konfirmoi denoncimin tonë – Agron Alili, i afërt me pushtetin, është avancuar kundërligjshëm në UT