Gjithsej 30 orë në vit duhet t’i realizojnë nxënësit e Maqedonisë së Veriut së bashku me sektorin civil

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut do të duhet të realizojnë nga 30 orë në vit aktivitete së bashku me sektorin e shoqërisë civile. Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, sqaroi se në lidhje me këtë nismë ka biseduar me 50 shoqata qytetare, transmeton Portalb.mk. “Program për nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën […]

Nëntor 16, 2024 - 00:00
 0  4
Gjithsej 30 orë në vit duhet t’i realizojnë nxënësit e Maqedonisë së Veriut së bashku me sektorin civil
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut do të duhet të realizojnë nga 30 orë në vit aktivitete së bashku me sektorin e shoqërisë civile. Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, sqaroi se në lidhje me këtë nismë ka biseduar me 50 shoqata qytetare, transmeton Portalb.mk.

“Program për nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, sipas të cilit secili nxënës është i detyruar të marrë pjesë në aktivitete të dobishme shoqërore me gjithsej 30 orë në vit. Këto aktivitete synojnë të zhvillojnë ndërgjegjësimin e komunitetit, përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe empati  mes nxënësve”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria për Arsim dhe Shkencë sqaroi që së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimin për herë të parë këtë vit kane krijuar programin, duke planifikuar që nxënësit të marrin pjesë patjetër në aktivitete të dobishme shoqërore të organizuara në bashkëpunim me sektorin e shoqërisë civile.

“Programi përfshin vullnetarizëm dhe bashkëpunim me organizata qytetare dhe përmes këtij lloj angazhimi nxënësit do të mësojnë se si të kontribuojnë për të mirën e komunitetit, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e tyre personal dhe përgjegjësinë qytetare”, tha ministrja Vesna Janevska, duke shtuar se nga viti i ardhshëm do të zhvillohet program për aktivitete të dobishme shoqërore për nxënësit e gjimnazit , duke qenë se arsimi i mesëm është në proces të reformimit.