Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan shtatë zjarre

Në 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar shtatë zjarre në ambient të hapur, transmeton Portalb.mk. “Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.938 thirrje në numrin emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), prej të cilave “reale” kanë qenë 58,2 përqind, ndërsa 41,8 përqind të tjera kanë qenë […]

Prill 13, 2025 - 14:00
 0  7
Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan shtatë zjarre
Shuarje e zjarreve. Foto printscreen nga video e QMK-së

Në 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar shtatë zjarre në ambient të hapur, transmeton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.938 thirrje në numrin emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), prej të cilave “reale” kanë qenë 58,2 përqind, ndërsa 41,8 përqind të tjera kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente”, theksuan nga QMK.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza theksojnë se shumica e thirrjeve kanë qenë të drejtuara në polici rreth 68 për =qind, nga shërbimi mjekësor i mjekësore – 23 për qind, dhe zjarrfikësve 5,64 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.

Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë ndodhur shtatë zjarre në hapësira të hapura në rajone të ndryshme të vendit.