Taravari: Kam një lajm për ata të Tendës, Grubi non grata në SHBA
Liderët e koalicionit VLEN sot kanë reaguar ndaj përfshirjes së Artan Grubit në listën e zezë amerikane, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se përfshirja e Artan Grubit në listën e zezë amerikane është një lajm i mirë për ato të tendave. “Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo […]
Liderët e koalicionit VLEN sot kanë reaguar ndaj përfshirjes së Artan Grubit në listën e zezë amerikane, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se përfshirja e Artan Grubit në listën e zezë amerikane është një lajm i mirë për ato të tendave.
“Kam një lajm për ata të Tendës:
Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkruan Taravari në Facebook.
Edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar për përfshirjen e Grubit në listën e zezë amerikane.
“Besoj tash është e qartë kur thosha se një ish ministër i Soravisë ishte refuzuar për vizë amerikane. Prej sonte edhe zyrtarisht”, shkruan Ibrahimi.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkruan se sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe”, shkruan Kasami.
Zv. kryeministri i Parë, Izet Mexhit thotë se sonte u vulos kauza jonë e drejtë.
“U djeg loja! Sonte u vulos kauza jonë e drejtë. Me sonte as valixhja nuk të sos punë. Rrini rahat”, shkruan Mexhiti.
Kujtojmë se Departamenti i Shtetit në SHBA në ditën kundër korrupsionit ka përpiluar listën ku janë renditur 14 persona nga mbarë bota të cilët sipas SHBA-ve kanë ndihmuar në krim dhe korrupsion, në të cilën nga Maqedonia e Veriut janë përfshirë Artan Grubi dhe Enver Bexheti.