Prokuroria do të hetojë rastin, nëse shërbimet e sigurisë e kanë ndjekur Hristijan Mickoskin
Në bazë të pretendimeve të kryeministrit aktual, Hristijan Mickoski, se ai është ndjekur nga shërbimet e sigurisë para disa viteve, Prokuroria Themelore Publike ka vendosur të hap lëndë në lidhje me këtë çështje, transmeton Portalb.mk. “Prokurori publik në Maqedoninë e Veriut, në bazë të kompetencave të tij ligjore, tashmë ka formuar lëndë në bazë të […]
Në bazë të pretendimeve të kryeministrit aktual, Hristijan Mickoski, se ai është ndjekur nga shërbimet e sigurisë para disa viteve, Prokuroria Themelore Publike ka vendosur të hap lëndë në lidhje me këtë çështje, transmeton Portalb.mk.
“Prokurori publik në Maqedoninë e Veriut, në bazë të kompetencave të tij ligjore, tashmë ka formuar lëndë në bazë të deklaratës së djeshme të Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, i cili në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e RMV-së, ka deklaruar se kundërligjshëm është ndjekur nga shërbimet e sigurisë gjatë vitit 2020”, deklaroi Prokuroria.
Lënda tashmë është dërguar te prokuroria kompetente për hetim të pretendimeve, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar angazhimin e autoriteteve për të hetuar personat e përfshirë në këtë rast.