Policia arrestoi shtatë shtetase nga Brazili, Kolumbia dhe Venezuela në Gostivar, keqpërdorën qëndrimin e tyre turistik
Në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, policia dje ka kryer kontroll dhe ka gjetur shtatë shtetase të huaja, të cilat kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik në vend, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Nga aty bëjnë me dije se shtetaset e huaja janë me origjinë nga Amerika e […]
Në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, policia dje ka kryer kontroll dhe ka gjetur shtatë shtetase të huaja, të cilat kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik në vend, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Nga aty bëjnë me dije se shtetaset e huaja janë me origjinë nga Amerika e Jugut, gjegjësisht pesë janë nga Brazili dhe nga një nga Kolumbia dhe Venezuela.
“Me datë 12.01.2025, në ora 02:10, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë kryer aksion kontrollues, gjatë të cilit janë ndaluar shtatë shtetase të huaja të moshës 22 deri në 34 vjeç për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas policisë, ata janë ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm.