Në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar janë regjistruar 780 objekte të ndërtuara pa leje
Në regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 janë regjistruar 780 objekte të tilla, prej të cilave 726 janë pronë private, transmeton Portalb.mk. “Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 172 objekte për banim[1]) (22.1 %), 134 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (17.2 %), 62 objekte afariste (7.9 %), […]
Në regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 janë regjistruar 780 objekte të tilla, prej të cilave 726 janë pronë private, transmeton Portalb.mk.
“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 172 objekte për banim[1]) (22.1 %), 134 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (17.2 %), 62 objekte afariste (7.9 %), 33 garazhe (4.2 %), 160 gardhe (20.5 %), 3 shkallë (0.4 %), 12 terrasa (1.5 %), 9 terrasa verore (1.2 %), 63 mburoja (8.1 %), 54 objekte të përkohshme-të afatizuara (6.9 %) dhe 78 objekte ndihmëse (10.0 %)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Raportohet që 93.1 përqind e objekteve të ndërtuara pa leje janë pronë private.
Më së shumti objekte pa leje janë regjistruar në Kumanovë (133), Shkup (112), Veles (49), Strugë (49), Tetovë (46), Kriva Pallankë (45), etj.