Në muajin gusht nga pagesa rrugore në Maqedoni janë mbledhur 7.804.840 euro
Në gusht të këtij viti nga taksat janë mbledhur 7.804.840 euro, që paraqet një arkëtim rekord mujor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë ngarkuar 241.329 euro më shumë, informoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh), Koce Trajanovski, i cili sot vizitoi Qendrën Operative në Petrovec, njoftoi […]
Në gusht të këtij viti nga taksat janë mbledhur 7.804.840 euro, që paraqet një arkëtim rekord mujor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë ngarkuar 241.329 euro më shumë, informoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh), Koce Trajanovski, i cili sot vizitoi Qendrën Operative në Petrovec, njoftoi shërbimi për shtyp i NPRrSh-së.
Trajanovski u informua se vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga pagesa e taksave.
Qendra e operimit në Petrovec është një njësi multifunksionale përmes së cilës monitorohet funksionimi i të gjitha stacioneve të pagesës dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me mbledhjen e tarifave.
“Për funksionimin e suksesshëm të tij u desh ripajisja e zonave të kontrollit dhe pagesave elektronike për shkak se mungonte personeli në të ashtuquajturën Qendra e Kontrollit, e cila monitoron gjendjen e pikave të pagesës live 24/7, me transmetim live, dhe në të njëjtën kohë, operimi kontrollohet përmes sistemit të live stream duke shqyrtuar video-materialet e incizuara”, njoftojnë nga NPRrSh.