Në Natën e Vitit të Ri në Toksikologji janë pranuar 18 persona me helmim akut, një 13-vjeçar me lëndime të rënda në dorë nga fishekzjarret
Në Natëne Vitit të Ri me helmim akut nga alkooli në Klinikën për Toksikologji në Shkup janë pranuar 18 pacientë, ndërsa më i riu ka 14 vjet, përderisa një fëmijë 13-vjeçar ka marrë lëndime të rënda në dorë nga fishekzjarre dhe do të ketë invaliditet të përhershëm, shkruan MIA, njofton Portalb.mk. Vlerësimi i përgjithshëm i […]
Në Natëne Vitit të Ri me helmim akut nga alkooli në Klinikën për Toksikologji në Shkup janë pranuar 18 pacientë, ndërsa më i riu ka 14 vjet, përderisa një fëmijë 13-vjeçar ka marrë lëndime të rënda në dorë nga fishekzjarre dhe do të ketë invaliditet të përhershëm, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.
Vlerësimi i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore në Shkup është se nata ka kaluar kryesisht qetë me fluks më të vogël të punës.
“Në Klinikën Universitare për Toksikologji, nata e Vitit të Ri kaloi kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë, prej të cilëve 18 si helmime akute me alkool. Nga ata 18, katër janë femra, ndërsa 14 meshkuj. Tek femrat pacientja më e re është 17 vjeç, ndërsa më i moshuari 26, ndërsa tek meshkujt më i riu 14, ndërsa më i moshuari 38 vjeç. Zakonisht si çdo vit kemi më pak pacientë se vitin e kaluar”, deklaroi Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup.
Njëri nga pacientët ka përzier alkool dhe ilaçe. Helmimi akut është individual dhe, siç shpjegoi Çibishev, mund të ndodhë edhe me dy gota alkool.
Edhe kujdestaria gjatë natës së Vitit të Ri në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit#, sipas drejtorit Nebojsha Nastov, ka kaluar qetë, me numër të zakonshëm të pacientëve urgjent si në ditët normale. Gjithsej janë kontrolluar 81 pacientë, pesë si pasojë e aksidenteve në trafik, tre janë nga grindje fizike dhe janë realizuar tre operacione.
“Për fat të mirë gjatë natës së Vitit të Ri nuk kishte lëndime nga fishekzjarret dhe armët e zjarrit, që ishte dukuri e shpeshtuar në periudhën para festave. Në muajin e fundit kishte rreth 50 minorentë të moshës nga 12 deri në 17 vjet”, tha Nastov.
Në Klinikën e Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezionit, Mjekimit Intensiv, Qendrën Urgjente, në Klinikën e Anestezionit, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv dhe Ortopedi, siç informoi mjeku Igor Merxhanovski, ka pasur më pak punë për 30 përqind nga vitet e kaluara.
“Janë realizuar 35 kontrolle, prej të cilëve tek 9 persona nga aksidente me lëndime të lehta trupore dhe ata pacientë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Kemi dy pacientë nga sulme fizike, njëri është mbajtur në observim dhe gjatë ditës do të lëshohet në shtëpi, si dhe një fëmijë 13-vjeçar me lëndime të rënda në dorë nga fishekzjarret, i cili tashmë është operuar në Klinikën për kirurgji të fëmijëve dhe me siguri do të mbetet me invaliditet në dorë. Është pranuar edhe një shtetas i huaj në gjendje të alkoolizuar me lëndim në hundë dhe kokë, ka marrë ndihmën mjekësore dhe është ëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi Merxhanovski.