Shkup, policia identifikoi shoferin që tërhoqi një kalë të lidhur me makinën e tij, do të merren masa
Shoferi i cili dje tërhoqi zvarrë kalin nëpër Shkup me veturën e tij është identifikuar dhe do të përgjigjet për veprën “torturë të kafshëve”, transmeton Portalb.mk. MPB-ja njoftoi se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet shoferi duke vozitur veturën e Golf me targa të Shkupit, me një kalë të […]


Shoferi i cili dje tërhoqi zvarrë kalin nëpër Shkup me veturën e tij është identifikuar dhe do të përgjigjet për veprën “torturë të kafshëve”, transmeton Portalb.mk.
MPB-ja njoftoi se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet shoferi duke vozitur veturën e Golf me targa të Shkupit, me një kalë të lidhur dhe duke e tërhequr nëpër zonën e qytetit, menjëherë janë marrë masat përkatëse nga SPB Shkup.
Sipas njoftimit, punonjësit e policisë kanë ushtruar veprime për identifikimin e autorit të krimit dhe dokumentimin e tij, ku bëhet fjalë për vepër penale e “torturës së kafshëve”, parashikuar dhe e dënueshme nga neni 233 i Kodit Penal.
Pas masave të marra është identifikuar personi që drejtonte mjetin. Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Sipas udhëzimeve, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup do të përgatitet njoftim për veprime të mëtutjeshme në bazë të materialit të mbledhur dhe të dokumentuar.