Në Pejë arrestohet një shtetas i Shqipërisë, ishte i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me inicialet M.R., 35-vjeç, shtetas i Shqipërisë, i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit. I arrestuari sipas Policisë është dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale – rrezikim i trafikut publik. Policia thotë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me inicialet M.R., 35-vjeç, shtetas i Shqipërisë, i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit.
I arrestuari sipas Policisë është dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale – rrezikim i trafikut publik.
Policia thotë se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Hajvalisë në Prishtinë.