Abazi: Njerëz nga udhëheqja e VV-së kanë bashkëpunuar me Radoiçiqin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka shkuar dhe ka bërë pazare me kriminelin Millan Radoiçiq me urdhër të kryeministrit Albin Kurti. Abazi tha se në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka marrë një informatë se përveç Kusari-Lilës, ka

tetor 12, 2024 - 03:00
 0  8
Abazi: Njerëz nga udhëheqja e VV-së kanë bashkëpunuar me Radoiçiqin
abazi:-njerez-nga-udheheqja-e-vv-se-kane-bashkepunuar-me-radoiciqin

abazi:-njerez-nga-udheheqja-e-vv-se-kane-bashkepunuar-me-radoiciqin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka shkuar dhe ka bërë pazare me kriminelin Millan Radoiçiq me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

Abazi tha se në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka marrë një informatë se përveç Kusari-Lilës, ka edhe nga njerëz të tjerë nga udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sipas tij, kanë folur me Radoiçiqin.

“Me urdhër të Kurtit ka shkuar dhe ka bërë pazare me Radoiçiqin. Po duket, nuk dua ta marrë autorësinë e atij lajmi, është që ka pasur pazare edhe para kësaj punës së veteranëve. Pra, që nga fillimi është diskutuar me Radoiciqin për t’i marrë votat e Listës Serbe.  Është informacion që e kam marrë sot gjatë seancës. Është informacion i sigurt por besoj se autori do ta thotë vet”.

“Është shumë lajm i madh dhe nuk po e bëjë për kureshtje të qytetarëve, por nuk dua ta marrë autorësinë e këtij lajmi, të bashkëpunimit të VV-së me Radoçiqin që nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti. Bashkë me të tjerë nga VV-ja, nga udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Abazi tha se VV-ja e ka marrë dënimin e merituar, duke e vendosur në krye të grupit parlamentar Kusari-Lilën, që sipas tij, nuk ka lënë parti pa e përça.

“VV-ja e ka marrë dënimin e merituar, duke e qitur në krye të grupit parlamentar një njëri e cila nuk ka lënë parti pa e bërë copë-copë.  Kudo që ka shkuar ajo, ka krijuar armiqësi, përçarje dhe dosje të rrejshme për njerëzit që të mund të qëndrojë në politikë si njeri relevant”, tha ai.