Këtyre lokaleve të natës iu ndalua puna për një muaj, vetëm dhjetë diskoteka dhe kabare lejohen të funksionojnë për momentin në RMV
Të gjitha lokalet e natës në Shkup janë mbyllur për 30 ditë për shkak të mosplotësimit të disa kushteve minimale teknike, ndërsa tetë janë gjobitur, thuhet në dokumentet e inspektimit të tregut të siguruara nga televizioni Telma. Vetëm dy nga dhjetë kabaretë apo disko klubet e kontrolluara kishin licencë aktive, disave iu hoq licenca dhe […]


Të gjitha lokalet e natës në Shkup janë mbyllur për 30 ditë për shkak të mosplotësimit të disa kushteve minimale teknike, ndërsa tetë janë gjobitur, thuhet në dokumentet e inspektimit të tregut të siguruara nga televizioni Telma. Vetëm dy nga dhjetë kabaretë apo disko klubet e kontrolluara kishin licencë aktive, disave iu hoq licenca dhe disave nuk kishin filluar as procedurën për dhënien e licencës, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të Telma, kontrollet e inspektimit të tregut kanë nisur në janar dhe kanë zgjatur deri dje.
Vendim për ndalim të përkohshëm në kohëzgjatje 30 ditë, me gjobë, është dhënë për “Event CS Park”, “Musandra”, “Meco”, “Salun”, “Minus 1”, “Epicentar” dhe të dy objektet në “Stanica 26”, ndërsa “Pure” dhe “Marakana” kishin licencë aktive, por u mbyllën për mosplotësim të kërkesave minimale teknike.
Pas kontrolleve nga Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është konstatuar se vetëm gjashtë objekte i plotësojnë të gjitha kushtet për funksionim – kabaret “Tarantino”, “Klik”, “Central”, “Prijatelstvo” dhe diskotekat “Roshe” dhe Hash. Aktualisht, gjithsej dhjetë kabare funksionojnë në të gjithë vendin, pasi katër kanë larguar regjistrimet e tyre.
Për trembëdhjetë objekte – kabare dhe diskoteka, Inspektorati i Tregut dërgoi informacion në Ministrinë e Ekonomisë duke kërkuar marrjen e licencës për shkak të parregullsive dhe lëshimeve të regjistruara.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se gjatë kontrolleve janë lëshuar 360 urdhërpagesa në vlerë prej 3,4 milionë denarë.
Ndryshimet ligjore janë në finalizim dhe së shpejti do t’i kalojnë Qeverisë dhe me ndryshimet do të propozohet formimi i një Komisioni që do të përfshijë të gjitha inspektoriatet, Ekonominë dhe Ministrinë e Brendshme, që do të kryejë kontrollet e dokumentacionit të paraqitur dhe kontrollin në vetë objektet që kërkojnë licencë.
Kujtojmë se alarmi për mënyrën se si funksionojnë lokalet e natës u ngrit pas tragjedisë në Koçan ku nga zjarri në diskotekën “Pulse” jetën e humbën 61 persona dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar.
Pas kësaj, në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri.