Në Sofje u mbajt takimi i Komisionit Historik, u diskutuan për festime të përbashkëta dhe rekomandime për tekstet shkollore të RMV-së për klasën e 7-të
Në Sofje u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve Multidisiplinar për Çështjet Historike dhe Arsimore. Siç njoftoi ekipi maqedonas i Komisionit, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive pune me një diskutim intensiv për çështjet nga fushëveprimi i punës së Komisionit, transmeton Portalb.mk. “Në takim u diskutua për festimet e mundshme […]
Në Sofje u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve Multidisiplinar për Çështjet Historike dhe Arsimore. Siç njoftoi ekipi maqedonas i Komisionit, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive pune me një diskutim intensiv për çështjet nga fushëveprimi i punës së Komisionit, transmeton Portalb.mk.
“Në takim u diskutua për festimet e mundshme të përbashkëta; diskutim për rekomandimet për tekstet e Maqedonisë për klasën e 7-të; përcaktimi i dinamikës së punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025; Komisioni ka harmonizuar tekstin për Projektprocesverbalin e seancës së 27-të”, thuhet në komunikatë.
Mbledhja e radhës e Komisionit do të mbahet në fund të shkurtit 2025 në Shkup.
Në fund të tetorit në Shkup u mbajt mbledhja e Komisionit të përzier, i cili ishte i pari i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Bashkëkryetari i ekipit bullgar Angel Dimitrov tha pas takimit se ishte “më shumë rreth njohjes me njëri-tjetrin” dhe “pikëpamja teknike”.
Takimi i fundit i Komisionit të përzier për çështje historike është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti është shtyrë me kërkesë të palës maqedonase.
Përbërja e re e ekipit maqedonas nga komisioni i përbashkët u zgjodh nga qeveria më 10 shtator. Kryetar i ri i ekipit maqedonas në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgiev, profesor në Fakultetin Filozofik në Shkup, ndërsa përveç Mitko Panovit, anëtarë të Komisionit janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Ljorovski. Kryetari Vanço Gjorgiev ishte më parë anëtar i Komisionit, por u largua nga ai në vitin 2021. Vendimi për t’u tërhequr nga Komisioni, siç deklaroi në atë kohë, ishte për shkak se përballej me presione politike në punën e tij.
Komisioni i Përbashkët maqedono-bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017.
Deri më tani, komisioni ka miratuar rekomandime për përkujtimin e përbashkët të pesë figurave historike – vëllezërve Kiril dhe Metodi, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klementi i Ohrit dhe Car Samueli dhe pesë rekomandime për ndryshime në tekstet e historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe klasën e pestë në Bullgari.