Gjashtë skiatorë në Kodrën e Diellit humbën për shkak të mjegullës së dendur, kërkuan ndihmë nga QMK

Përmes numrit të vetëm të urgjencës 112, QMK ka marrë njoftim se gjashtë persona kanë humbur në Kodër të Diellit, nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë, transmeton Portalb.mk. Konkretisht, ata hipën me ski-liftin deri në pistat e skive dhe kur u përpoqën të zbrisnin, ra një mjegull shumë e dendur dhe […]

dhjetor 15, 2024 - 13:00
 0  5
Gjashtë skiatorë në Kodrën e Diellit humbën për shkak të mjegullës së dendur, kërkuan ndihmë nga QMK
Kodra e Diellit, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Përmes numrit të vetëm të urgjencës 112, QMK ka marrë njoftim se gjashtë persona kanë humbur në Kodër të Diellit, nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë, transmeton Portalb.mk.

Konkretisht, ata hipën me ski-liftin deri në pistat e skive dhe kur u përpoqën të zbrisnin, ra një mjegull shumë e dendur dhe për shkak se bora ishte e re dhe nuk kishte asnjë shteg të shkelur nga skiatorët e tjerë, ata nuk mundën të orientoheshin në drejtimin e zbritjes.

Nisur nga situata, skiatorët thirrën për ndihmë 112.

Nga QMK menjërher njoftuan Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë dhe shefin e Qendenrës rajonale për Menaxhim me Kriza Tetovë. Ndërkohë, personi i punësuar në skilift ka gjetur pesë nga personat e humbur, ndërsa më vonë në orën 16:15 ka gjetur të humburin e gjashtë.