Në Universitetin e Tetovës u përurua pajisja laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit (UT), u bë përurimi i pajisjes laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, një investim i rëndësishëm që ka për qëllim forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe përmirësimin e standardeve në këtë sektor. Kjo pajisje laboratorike është donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së […]

Prill 21, 2026 - 20:30
Në Universitetin e Tetovës u përurua pajisja laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit (UT), u bë përurimi i pajisjes laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, një investim i rëndësishëm që ka për qëllim forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe përmirësimin e standardeve në këtë sektor. Kjo pajisje laboratorike është donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë drejtues të institucionit dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, ndër të cilët rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Gafur Xhabiri, koordinatori i projektit të këtij donacioni, Prof. Dr. Ismail Ferati, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Cvetan Tripunovski, si dhe Zëvendësministri z. Albrim Hoxha.

“Kjo aparaturë që do të shfrytëzohet për detektimin e pesticideve në ushqim dhe prodhime të tilla është edhe një tregues kujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve dhe të konsumatorëve është në një nivel të lartë. Kjo mbështetje do të thotë qasje me përgjegjësi jo vetëm ndaj kompanive që do të kenë nevojë për testime të tilla por në mënyrë plotësuese edhe ndaj Universitetit dhe vetë studentët do të mund këto pajisje t’i shfrytëzojnë për arsye shkencore”, tha Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

“Bëhet fjalë për investim prej rreth 200 mijë eurosh apo 12 milionë denarësh, përmes programit për zhvillim rural. Masa 1 konkretisht mbështetje teknike në bujqësi dhe investim rural e cila mbështet dhe mbulon 100% të kostove për modernizim të infrastrukturës laboratorike””, u shpreh Albërim Hoxha – zv/ministër i Bujqësisë.

Rektori i UT-së Jusuf Zendeli tha se kjo pajisje do tu shërbejë studentëve të të gjitha cikleve, ndërsa dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gafur Xhabiri theksoi se pajisja do të shërbejë veçanërisht për analiza të metaleve të rënda dhe kërkime të avancuara.