Parqet kombëtare edhe këtë vit do të marrin para nga buxheti, do të ndërtojnë limane dhe info qendra

Katër parqet kombëtare në vend edhe këtë vit do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Në programin vjetor për natyrën të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë 20 milionë denarë, ose rreth 325.000 euro, të cilat do të duhet të ndahen për aktivitete që do ta përmirësojnë punën e tyre dhe […]

Prill 6, 2025 - 23:00
 0  9
Parqet kombëtare edhe këtë vit do të marrin para nga buxheti, do të ndërtojnë limane dhe info qendra
Pas lajmit të Portalb, NPK-ja kositi barin te Skejtparku (14 qershor 2023). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Katër parqet kombëtare në vend edhe këtë vit do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Në programin vjetor për natyrën të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë 20 milionë denarë, ose rreth 325.000 euro, të cilat do të duhet të ndahen për aktivitete që do ta përmirësojnë punën e tyre dhe do të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për të funksionuar më me sukses. Sipas njoftimeve të Ministrisë, parqet kombëtare “Pelister” dhe “Mali Sharr” do të bëhen me info qendra të reja, “Galiçica” do të mbështetet për blerjen e pajisjeve për kontroll dhe monitorim më të mirë të ishullit Golem Grad, ndërsa “Mavrova” do të fitojë pajisje për rregullimin e lokaliteteve turistike, shrkuan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në nivel kombëtar do të kryhet edhe një aktivitet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret dhe dëmet e shkaktuara te habitateve dhe specieve në të gjitha parqet kombëtare dhe rekomandimin për restaurimin e hapësirës së shkatërruar. Gjithashtu do të zhvillohet një fushatë kombëtare në mediat publike nëpërmjet videoklipeve televizive, videove edukative për vlerat natyrore, postimeve në rrjetet sociale, eventeve live për të promovuar rëndësinë unike dhe vlerat natyrore të të gjithë parqeve kombëtare, si dhe një platformë edukative online me informacion për qëllime edukative për popullatën e re”, thonë nga Ministria.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Foto nga faqja zyrtare e ministrisë në Facebook
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Foto nga faqja zyrtare e ministrisë në Facebook

Nga parqet kombëtare “Galiçica” dhe “Mali Sharr” thonë se është janë nga përfundimi projektet që kanë filluar vitin e kaluar. Në Galiçicë po punohet në rregullimin e një lokacioni për vizitorët në të cilin do të ndërtohen tavolina dhe karrige prej druri dhe do të vendoset një stendë për shitjen e suvenirëve dhe automate për shitjen e kafesë dhe ushqimeve. Projekti për këtë vit parasheh edhe ndërtimin e limaneve në liqenin e Prespës, me të cilat do të mundësohet kontroll më i mirë i ishullit Golem Grad.

“Problemi me tërheqjen e Liqenit të Prespës i la limanet në tokë të thatë, kështu që punonjësit e parkut sa herë që shkojnë për ta kontrolluar ishullin, nuk kanë ku ta lënë mjetin e tyre lundrues. Me ndërtimin e një limani ponton, komunikimi ynë do të jetë shumë më i lehtë, e me këtë edhe kontrolli i ishullit”, thonë nga PK “Galiçica”.

Në Malin Sharr për momentin janë duke u zhvilluar projektet e vitit të kaluar, ka nisur fushata për vendosjen e pagesës elektronike për hyrje në park dhe për vendosjen e infrastrukturës urbane. Me mjetet që do të ndahen për këtë park këtë vit nga buxheti do të duhet të ndërtohet një qendër informative në Kodrën e Diellit.

“Projektet e vitit të kaluar do duhet të përfundohen, prandaj do të kërkojmë vazhdimin e kontratës me Ministrinë. Sa i përket projektit për këtë vit, fillimisht së bashku me komunën e Tetovës do duhet ta përcaktojmë lokacionin ku do të ndërtohet info qendra e re, në mënyrë që të futet në dokumentacionin urban”, theksonjnë nga PK “Mali Sharr”.

Mali Sharr mbi Tetovën. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Mali Sharr mbi Tetovën. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga atje e përshëndesin praktikën e ndarjes së mjeteve nga buxheti për parqet kombëtare, por theksojnë se është më praktike që ato të mos jenë të dedikuara në mënyrë strikte dhe të mund të përdoren edhe për shpenzime operative. Parqet kombëtare janë institucione me shumë detyrime, ndërsa janë të parapara që të mirëmbahen me vetëfinancim.

Edhe në “Mavrovë” janë në vijim e sipër projektet që kanë filluar vitin e kaluar. Bëhet fjalë tre rampat që do të vendosen në vendet e larta malore të Axhina Reka, në majën e Medenicës në Bistra dhe në Korab. Ata do të sigurojnë të ardhura për parkun përmes shitjes së biletave, duke e rritur kështu sigurinë dhe duke e kontrolluar numrin e turistëve dhe vizitorëve. Pritet të fillojë edhe fushata promovuese, ndërsa është vendosur edhe një billbord elektronik. Me mjetet e këtij viti është planifikuar të rregullohet një vend për piknik.