Mbi 13,000 mjete piroteknike u gjetën në një tezgë të improvizuar në një fshat të Shkupit, u arrestuan dy persona

Më 31 dhjetor, në tezgat e improvizuara në fshatin Singeliq të Shkupit, janë gjetur 13.000 copë lëndë piroteknike, njoftoi MPB, duke shtuar se në këtë aksion janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk. “Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup u kanë hequr lirinë Xh. A. (29) nga fshati Sindgeliq dhe L. A. […]

Jan 2, 2025 - 14:00
 0  4
Mbi 13,000 mjete piroteknike u gjetën në një tezgë të improvizuar në një fshat të Shkupit, u arrestuan dy persona
Mjete të sekuestruara pirotenkinke. Foto: MPB

Më 31 dhjetor, në tezgat e improvizuara në fshatin Singeliq të Shkupit, janë gjetur 13.000 copë lëndë piroteknike, njoftoi MPB, duke shtuar se në këtë aksion janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup u kanë hequr lirinë Xh. A. (29) nga fshati Sindgeliq dhe L. A. (33) nga Shkupi, ku në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas policisë, tek njëri i arrestuar u gjetën .8598 mjete piroteknike, ndërsa tjetri 4.641 copë.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e vlerësoi të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në shtet gjatë natës së Vitit të Ri.

Siç informoi ai, në territorin e shtetit kanë ndodhur gjithsej 29 vepra penale-juridike dhe janë arrestuar 33 persona. Kanë ndodhur 28 aksidente trafiku prej të cilëve tre me lëndime të rënda trupore.