Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së: Qeveria s’na u gjend në ditët më të vështira, s’di pse duhet festuar me ta për pavarësi

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë së Kosovës. Sopi ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk iu është gjendur veteranëve në momentet më të vështira, prandaj s’ka arsye pse të festohet bashkë me ta. “Qeveria në asnjë moment s’e

shkurt 14, 2025 - 20:00
 0  7
Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së: Qeveria s’na u gjend në ditët më të vështira, s’di pse duhet festuar me ta për pavarësi
nenkryetari-i-veteraneve-te-uck-se:-qeveria-s’na-u-gjend-ne-ditet-me-te-veshtira,-s’di-pse-duhet-festuar-me-ta-per-pavaresi

nenkryetari-i-veteraneve-te-uck-se:-qeveria-s’na-u-gjend-ne-ditet-me-te-veshtira,-s’di-pse-duhet-festuar-me-ta-per-pavaresi

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë së Kosovës.

Sopi ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk iu është gjendur veteranëve në momentet më të vështira, prandaj s’ka arsye pse të festohet bashkë me ta.

“Qeveria në asnjë moment s’e ka parë të arsyeshme që të jemi bashkë në aktivitete, në asnjë rrethanë nuk i është gjetur veteranëve në momente të vështira, s’e di pse duhet festuar”, ka thënë ai në Frontal.

Ai ka thënë se veteranët do ta festojnë festën e pavarësisë me aktivitetet e tyre të parapara.

“Aktivitetet tona vazhdojnë si më parë, kemi organizimet tona”, ka shtuar ai.