Nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë, derbi do të jetë në Tetovë
Duke filluar prej orës 13:00, nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Këto ndeshje janë në kuadër të javës së XI-të, transmeton Portalb.mk. Ndeshja kryesore pritet të jetë ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës. Ndërkohë do të luan edhe Shkupi kundër Tikveshit, Gostivari kundër Akademia Brerit dhe Voska […]
Duke filluar prej orës 13:00, nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Këto ndeshje janë në kuadër të javës së XI-të, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja kryesore pritet të jetë ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës. Ndërkohë do të luan edhe Shkupi kundër Tikveshit, Gostivari kundër Akademia Brerit dhe Voska Sporti kundër Pelisterit.
Besa e Dobërdollit do të jetë mysafir te Sileksi, ndërsa Vardari do të përballet me liderin e tabelës, Rabotniçkin.
Pas dhjetë ndeshjeve, Rabotniçki gjendet në krye të tabelës me 22 pikë, Shkëndija e dyta me 19 pikë, Gostivari e katërta me 17 pikë, e ndjekur nga Struga me 15 pikë, Shkupi 13 pikë, Besa Doberdollit me 12 pikë. Voska Sport gjendet në fund të tabelës me 6 pikë.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Ndërkohë në garën për Kupën e Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe tetë ekipe: Struga, Shkëndija, Gostivari, Arsimi, Sileksi, Vardari, Akademia Brera dhe Detoniti.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në sezonin e kaluar në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.