Nesër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nesër do të protestojmë për paga më të larta

Më 1 maj do të protestojmë për paga më të larta, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për shtyp, duke paralajmëruar protestën e nesërme që do të zhvillohet në orën 11:00, me itinerar nga Shtëpia e Punëtorëve, përmes Parlamentit dhe Odës Ekonomike deri në Qeveri, transmeton […]

Prill 30, 2025 - 16:00
 0  5
Nesër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nesër do të protestojmë për paga më të larta
LSM-ja në protestë, kërkojnë paga minimale të jetë 500 euro (2 prill 2025). Foto: Printscreen nga MIA

Më 1 maj do të protestojmë për paga më të larta, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për shtyp, duke paralajmëruar protestën e nesërme që do të zhvillohet në orën 11:00, me itinerar nga Shtëpia e Punëtorëve, përmes Parlamentit dhe Odës Ekonomike deri në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Protesta është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë. LSM u bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë mirë për punëtorin të na bashkohen në protestën nesër”, tha sindikalisti i parë në vend, Slobodan Trendafilov, në lidhje me protestën e nesërme.

Trendafilov theksoi se kur punëdhënësit dhe Qeveria të rrisin pagat, punëtorët do të jenë në gjendje të blejnë sanduiçe, si dhe shumë gjëra të tjera për familjet e tyre.

“Në protestën e nesërme nuk do të shpërndahen sanduiçe”, theksoi kryetari i LSM-së.

Trendafilov shpreh keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve”.

Në Maqedoninë e Veriut, rroga mesatare bruto gjatë muajit shkurt arriti në 64 634 denarë, ndërsa rroga neto 43 043 denarë.

Në marshin e fundit protestues, anëtarët e organeve më të larta në LSM-së kërkuan para Qeverisë tërheqjen e vendimit për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë dhe uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në nivelin e pagës minimale. Nga LSM gjithashtu kërkuan të ndalojnë sulmet ndaj sindikatave.

Ata i kanë dërguar propozim kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të miratohet paga minimale prej 500 euro, si dhe të rriten pagat e tjera për 100 euro. Nëse nuk rritet paga minimale, kryesia e LSM-së shpall grevë të përgjithshme dhe nëse nuk rriten pagat e punëtorëve, shpallin protestë. Për 1 maj pritet të ketë protesta.