Nesër mbahet seanca e rregullt e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nesër do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, pritet të nisë nga ora 16:00. Në raportin e publikuar, përqendrimi është

tetor 29, 2024 - 13:01
 0  6
Nesër mbahet seanca e rregullt e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
neser-mbahet-seanca-e-rregullt-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se-per-kosoven

neser-mbahet-seanca-e-rregullt-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se-per-kosoven

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nesër do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, pritet të nisë nga ora 16:00.

Në raportin e publikuar, përqendrimi është te pjesa veriore e vendit dhe situatës së sigurisë atje, ku Guterres thotë se “atmosfera në Kosovën veriore mbetet e tensionuar dhe potenciali për përshkallëzim vazhdon”.

Ai u ka bërë thirrje palëve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.

Shefi i OKB-së ka kritikuar edhe, siç thuhet, “veprimet e njëanshme”, ndër të cilat përmend mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia dhe hapat drejt rihapjes së urës së Mitrovicës, si dhe kufizimet ndaj mallrave serbe dhe zbatimi i rregullores së re për përdorim të valutave.

Këto veprime, Guterres thotë se “rrisin tensionet dhe gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe midis komuniteteve dhe institucioneve”.

“Veprime të tilla jo vetëm që prishin jetën e përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike të të prekurve, por gjithashtu rrezikojnë përparimin dhe stabilitetin kolektiv që janë thelbësore për një të ardhme paqësore dhe të begatë të përbashkët nga të gjithë”, ka thënë Guterres në këtë raport, mes tjerash./Klankosova