Nesër në Maqedoninë e Veriut do të zgjidhen 47 prokurorë
Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite të seancës së 20-të të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30, transmeton Portalb.mk. Më së shumti, duhet të zgjidhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, edhe […]


Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite të seancës së 20-të të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30, transmeton Portalb.mk.
Më së shumti, duhet të zgjidhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, edhe atë 14 prokurorë publikë.
Nga një prokuror publik do të zgjidhet në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë.
Nga dy prokurorë publikë do të zgjidhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.
Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip do të zgjidhen nga tre prokurorë publikë.
Për Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjidhen katër prokurorë.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që vendet vakante të plotësohen. Kjo qëndron si reformë edhe në Agjendën Reformuese ku kërkohet që “vendet e zbrazura për gjyqtarë dhe prokurorë plotësohen rregullisht në bazë të projeksioneve të Këshillit Gjyqësor/Këshillit të Prokurorëve Publikë pas zbatimit të strategjive për menaxhimin e burimeve njerëzore në gjykata”.