Nesër në Shkup do të mbahet Forumi “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit”
Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 organizojnë forumin tematik “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit” më 16 tetor, transmeton Portalb.mk. Nesër, më 16 tetor 2024, në ora 10:30 në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, projekti “Transformimi digjital në nivel lokal (DIGILOK) – Komuniteti i angazhuar për rezistencë ndaj […]
Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 organizojnë forumin tematik “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit” më 16 tetor, transmeton Portalb.mk.
Nesër, më 16 tetor 2024, në ora 10:30 në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, projekti “Transformimi digjital në nivel lokal (DIGILOK) – Komuniteti i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas, organizon forum njëditor në temën “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit”. Forumi organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21. Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën maqedonase e po ashtu do të sigurohet transmetim i drejtpërdrejtë përmes faqes së Fondacionit Metamorfozis në Facebook.
Qëllimi i forumit tematik është të theksohet rëndësia e përfshirjes së të gjitha segmenteve të shoqërisë në luftën kundër korrupsionit në nivel lokal. Kjo e potencon pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, duke i përfshirë edhe grupet e margjinalizuara, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merren parasysh perspektivat e tyre. Nëpërmjet forumit, synimi ynë është të inkurajojmë veprimin kundër korrupsionit, duke bashkuar përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, ekspertët, qytetarët dhe mediat në një luftë të përbashkët të bazuar në gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim.
Në forum do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2024, së bashku me udhërrëfyesin me rekomandime për përmirësimin e hapjes ndaj qytetarëve, si dhe do të diskutohen edhe praktikat e mira dhe sfidat për vetëqeverisje lokale më transparente, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve dhe çrrënjosjes së korrupsionit. Përveç kësaj, do të prezantohen edhe përfitimet e platformës “mZaednica” (mKomuniteti), duke e përfshirë performancën e saj për konsultime, përmes një diskutimi mbi përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes mjeteve digjitale inovative.
Folësit e ngjarjes
Aleksandar Kërzhallovski, Udhëheqës i ekipit kombëtar të Programit të Civic Mobilitas / Drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, z. Bardhyl Jashari pritet të mbajnë fjalime hyrëse. Gjithashtu, përveç organizatave partnere, folës në këtë ngjarje pritet të jenë edhe kryetari i komunës së Manastirit z. Toni Konjanovski, kryetari i komunës së Vallandovës z. Pero Kostadinov, dhe sekretari i komunës së Koçanës, z. Dragan Ananiev.
Informacion rreth projektit
Projekti “Transformimi digjital në nivel lokal (DIGILOK) – Komuniteti i përfshirë për rezistencë ndaj korrupsionit” është projekt i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, i cili realizohet në partneritet me “Koalicionin Rural” nga Kërçova dhe Qendrën për Inovacione Sociale “BLINK 42-2” nga Shkupi. Projekti mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas. Projekti mbështet përfshirjen aktive të komunitetit në ndërtimin e rezistencës së fortë ndaj korrupsionit në nivel lokal. Kur komuniteti monitoron në mënyrë proaktive dhe kërkon përgjegjësi nga autoritetet lokale, ai krijon një ekosistem të fortë që e redukton korrupsionin. Kështu kultivohet një kulturë transparence dhe përgjegjësie, e cila e parandalon avancimin e praktikave korruptive dhe kontribuon për një qeverisje më të drejtë lokale.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në event duhet të regjistrohen këtë link.
Më tepër informacione rreth forumit gjeni këtu.