Aksion policor në Shkup, Policia arrestoi edhe ish-drejtorin dhe djalin e deputetit të BDI-së në lidhje me keqpërdorimin e derivateve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar të dyshuar gjatë aksionit kundër keqpërdorimeve që janë bërë në lidhje me furnizimin me derivatet e naftës, transmeton Portalb.mk. Arrestimet janë kryer në kuadër të bastisjeve në disa lokacione në Shkup. Aksionet janë kryer me urdhër të gjyqtarit, nën dyshimeve e bazuara se është dëmtuar buxheti i shtetit […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar të dyshuar gjatë aksionit kundër keqpërdorimeve që janë bërë në lidhje me furnizimin me derivatet e naftës, transmeton Portalb.mk.
Arrestimet janë kryer në kuadër të bastisjeve në disa lokacione në Shkup. Aksionet janë kryer me urdhër të gjyqtarit, nën dyshimeve e bazuara se është dëmtuar buxheti i shtetit dhe shëndeti i qytetarëve.
Raportohet se i arrestuar është ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski dhe djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski. Armiri është udhëheqës i biznisti familjar për derivate “Pucko Petrol”.
Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski, në vitin 2024 ka deklaruar pasuri më të madhe dhe ai vetë në fletën anketuese ka deklaruar 2.287.105 euro. Pjesa më e madhe e vlerës së pasurisë së Jahoskit përbëhet nga kërkesat e bazuara në kredi, qira, kthim i mjeteve mbi bazë të kredive, si dhe depozita personale. Për pjesën më të madhe të pasurive të patundshme të raportuara, deputeti nuk ka paraqitur të dhëna për vlerën e tyre. Karakteristike është se e gjithë pasuria e Ismail Jahoskit është e regjistruar në emrin e tij personal dhe nëse është deklaruar edhe vlera e pjesës tjetër të pasurisë, atëherë llogaria e Jahoskit me siguri do të “peshojë” disa dhjetëra mijëra euro më shumë.