Nevzati nga Komuna e Çairit: Nuk ka pengesa ligjore për financimin e Akademisë Shqiptare nga komunat
Sekretari i Komunës së Çairit Faruk Nevzati ka publikuar informacionet se Ligji për veprimtarinë hulumtuese-shkencore ka paraparë që njësitë e vetadministrimit lokal (komunat) të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese -shkencore, në këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Ai i referohet nenit 49, paragrafi (1) të këtij Ligji, në pjesën […]
Sekretari i Komunës së Çairit Faruk Nevzati ka publikuar informacionet se Ligji për veprimtarinë hulumtuese-shkencore ka paraparë që njësitë e vetadministrimit lokal (komunat) të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese -shkencore, në këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare.
Ai i referohet nenit 49, paragrafi (1) të këtij Ligji, në pjesën ku është përcaktuar mënyra e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore ku thuhet:
“Mjetet për financimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara me Programin nacional si dhe në programet zhvillimore me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga burime tjera: programet dhe fondet ndërkombëtare, njësitë e vetadministrimit lokal, personat juridikë, të ardhurat personale, legatët, dhuratat, testamentet, dokumentet shtesë dhe burimet”.