Newcastle më në fund pranon shitjen e Isak
Newcastle United është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit kryesor Alexander Isak, teksa klubi vazhdon ndjekjen për Benjamin Sesko dhe Yoane Wissa, sipas reporterit të njohur të Daily Mail, Craig Hope. Sipas Hope, drejtuesit e Newcastle tashmë janë të vetëdijshëm për dëshirën e Isak për një hap të ri në karrierë dhe […]


Newcastle United është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit kryesor Alexander Isak, teksa klubi vazhdon ndjekjen për Benjamin Sesko dhe Yoane Wissa, sipas reporterit të njohur të Daily Mail, Craig Hope.
Sipas Hope, drejtuesit e Newcastle tashmë janë të vetëdijshëm për dëshirën e Isak për një hap të ri në karrierë dhe po e shohin këtë si një mundësi për të maksimizuar përfitimet financiare nga shitja e tij.
“Newcastle tani është e hapur ndaj idesë për të shqyrtuar shitjen e Alexander Isak. Ka një kuptim brenda klubit për dëshirën e lojtarit për të ecur përpara, dhe gjithashtu një mundësi për të shitur në momentin e duhur”, tha Craig Hope.
Ai shtoi se klubi nuk do të vazhdojë të ndjekë Sesko dhe Wissa nëse Isak nuk largohet, duke sqaruar se nuk është në planet e Newcastle të mbajë të gjithë këta sulmues në të njëjtën kohë.
Liverpooli përmendet si një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Isak, dhe nëse arrijnë të përmbushin çmimin e kërkuar nga Newcastle, atëherë një marrëveshje mund të konkretizohet shpejt.
“Nëse ndodhin gjërat e duhura, Liverpooli ofron shumën e duhur dhe Newcastle ka të gatshëm zëvendësuesit mendoj se do të shohim lëvizje shumë shpejt,” shtoi Hope.
Transferimi i mundshëm i Isak do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të verës për Newcastle, që synon të rindërtojë sulmin në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur konkurrencën dhe qëndrueshmërinë financiare. /Telegrafi
