Nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit mund të udhëtohet në 48 destinacione

Me orarin e ri dimëror të fluturimit , i cili hyn në fuqi në mesnatë, 14 linja ajrore do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjithsej 37 destinacione të rregullta dhe në shtatë destinacione çarter, ose gjithsej 44 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga Aeroporti i Sh. Apostulli Pali Ohër, ndërkohë, tre […]

tetor 27, 2024 - 02:01
 0  9
Nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit mund të udhëtohet në 48 destinacione
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Me orarin e ri dimëror të fluturimit , i cili hyn në fuqi në mesnatë, 14 linja ajrore do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjithsej 37 destinacione të rregullta dhe në shtatë destinacione çarter, ose gjithsej 44 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga Aeroporti i Sh. Apostulli Pali Ohër, ndërkohë, tre aviokompani do të fluturojnë në katër destinacione, raporton MIA.

Nga operatori i aeroportit TAV Maqedoni informojnë për MIA-n se në përputhje me njoftimet dhe informacionin e marrë nga aviokompanitë, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të operojnë: Aegean Airlines, Air Serbia, Ajet, Austrian Airlines, Chair Airlines AG, Croatia Airlines, Edelweiss, Lot Polish Airlines, Lufthansa, Pegasus Airlines, SunExpress, Turkish Airlines dhe Wizz Air. Ata do të fluturojnë në destinacionet: Antalia, Athinë, Bazel-Miluz, Beograd, Berlin, Bolonjë, Bratisllavë, Bremen, Bruksel Sharleroa, Budapest, Dortmund, Ajndhoven, Frankfurt, Friedrihshafen, Geteborg, Hamburg, Stamboll, Izmir, Karlsruhe, Larnaka, Lubjanë, Londër Luton, Malme, Maltë, Milan Malpensa, Mynih Memmingen, Nirnberg, Oslo Sandefjord, Paris Bove, Romë Fiumiçino, Salcburg, Sarajevë, Venecia Trevizo, Vjenë, Zagreb, Cyrih, Varshavë. Aviokompania e 14-të është Freebird, e cila do të kryejë fluturime çarter për në/nga Aeroporti i Shkupit për në/nga Hamburg/Hanover, Mynih/Shtutgart, Berlin/Lajpcig, Mançester/Londër, Paris, Lion/Marsejë, Diseldorf/Frankfurt. Përveç kësaj, më shumë se pesë destinacione fluturojnë më shumë se një aviokompani:  Antalia (Pegasus dhe Sunexpress), Frankfurt (Lufthansa në Aeroportin e Frankfurtit dhe Wizz Air në Aeroportin Han), Stamboll (Turkish Airlines në Aeroportin iGA; Pegasus dhe AJet në Aeroportin Sabiha Gokçen), Izmir (Pegasus dhe Sunexpress) dhe Cyrih (Edelweiss dhe Chair Airlines).

Nga Aeroporti i Ohrit Sh. Apostulli Pali, Wizz Air, Chair Airlines dhe Edelweiss do të fluturojnë përkatësisht në Vjenë, Memingen, Dortmund dhe Cyrih.