Nga mesi i dhjetorit 600 produkte me çmime më të lira

Shporta e Vitit të Ri do të përfshijë më shumë se 600 produkte dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Me të pritet ulje të çmimeve e produkteve për së paku 10 për qind. Lista e produkteve, ashtu siç tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, është dakorduar së bashku me odat ekonomike, […] The post Nga mesi i dhjetorit 600 produkte me çmime më të lira appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 5, 2024 - 23:00
 0  6
Nga mesi i dhjetorit 600 produkte me çmime më të lira

Shporta e Vitit të Ri do të përfshijë më shumë se 600 produkte dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Me të pritet ulje të çmimeve e produkteve për së paku 10 për qind.

Lista e produkteve, ashtu siç tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, është dakorduar së bashku me odat ekonomike, sindikatat, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët.

“Bëmë diçka që ndoshta nuk është bërë kurrë më parë – të gjithë së bashku biseduam për një kohë dhe gjatë atyre bisedimeve arritëm në një kompromis. Të gjithë ramë dakord që në periudhën nga 15 dhjetor deri më 15 janar, çmimet e më shumë se 600 artikujve të ulen dhe do të shënohen me ngjitëse në të cilat do të shkruhet “Më pak shpenzime, më shumë për ju, kujdesemi”, theksoi Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Theksoi se nuk është një masë ndërhyrjeje e Qeverisë dhe me kufizime të çmimeve, por një zgjidhje konsensuale, për të cilën nuk do të ketë dënim, por do të monitorohet nëse në ato produkte do të ketë ngjitëse që të jenë të dukshme për qytetarët.

The post Nga mesi i dhjetorit 600 produkte me çmime më të lira appeared first on InfoShqip.com.