Nga janari e deri në tetor në Kosovë lindën 22 mijë e 418 fëmijë
Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të premten, më 13 dhjetor, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas ASK-së vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt (11 mijë e 651), kundrejt 10 mijë 767 femrave. Veç gjatë muajit tetor janë
Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë.
Kështu thonë të dhënat e publikuara të premten, më 13 dhjetor, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt (11 mijë e 651), kundrejt 10 mijë 767 femrave.
Veç gjatë muajit tetor janë regjistruar 2 mijë e 367 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë saj.
Prej tyre meshkuj 1 mijë e 212 dhe femra 1 mijë 155.
Krahasuar me muajin shtator 2024 ka një barazim të numrit të rasteve të lindjeve, pasi dhe në këtë muaj linden 2 mijë e 370 fëmijë.
Nga ta 1 mijë e 251 meshkuj dhe 1 mijë e 119 femrave.
E në muajin gusht kanë lindur 2 mijë e 346 fëmijë.
Kurse, në korrik numri i fëmijëve të lindur është 2 mijë e 442.
Në qershor lindën 2 mijë e 370, në maj 2 mijë e 300 dhe në prill lindën 2 mijë e 36 fëmijë.
Ndërkaq në mars lindën 2 mijë e 42, në shkurt 1 mijë e 929 dhe në janar 2 mijë e 216 fëmijë.