Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 05.05.2025. Nga data 13.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95        […]

maj 12, 2025 - 16:00
 0  4
Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 05.05.2025.

Nga data 13.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                             73,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98                             75,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V)                         64,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 65,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 35,450 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,592 den/kg dhe tani do të jetë 35,450 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 13.05.2025.