Bekim Sali paralajmëron unifikimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik
Deputeti i koalicionit VLEN dhe pjesë e shumicës së re parlamentare, Bekim Sali, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga takimi i liderëve të VLEN-it në Strugë, duke sinjalizuar qartë hapat drejt unifikimit të koalicionit në një subjekt të vetëm politik. Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale shihen krerët e partive përbërëse të VLEN-it […]

Deputeti i koalicionit VLEN dhe pjesë e shumicës së re parlamentare, Bekim Sali, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga takimi i liderëve të VLEN-it në Strugë, duke sinjalizuar qartë hapat drejt unifikimit të koalicionit në një subjekt të vetëm politik.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale shihen krerët e partive përbërëse të VLEN-it dhe një pjesë e anëtarësisë, ndërsa Sali e ka shoqëruar me mbishkrimin: “VLEN soon Loading”, një mesazh që lë të kuptohet përgatitjen për një fazë të re të organizimit politik.