Nis numërimi i votave të diasporës, Elezi: Po planifikojmë të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike. Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të

shkurt 26, 2025 - 18:00
 0  4
Nis numërimi i votave të diasporës, Elezi: Po planifikojmë të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës
nis-numerimi-i-votave-te-diaspores,-elezi:-po-planifikojme-te-fillojme-me-numerimin-e-fletevotimeve-nga-votimi-permes-postes

nis-numerimi-i-votave-te-diaspores,-elezi:-po-planifikojme-te-fillojme-me-numerimin-e-fletevotimeve-nga-votimi-permes-postes

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

“Siç e dini, procesi i votimit më 8 shkurt është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Procesi i numërimit është transparent dhe vëzhguesit e akredituar janë njoftuar me kohë. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, u shpreh Elezi.

“Gjithashtu, pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave, pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar më shumë se 63 mijë zarfe të supozuara me fletëvotime që do të numërohen. Dhe pasi të përfundojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, në proces të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Prapa nesh janë 11 tavolina të numërimit të votimit dhe janë më shumë se 15 mijë votime dhe është e pamundur të dijmë se sa mund të zgjasë. Besohet se do të bëhet në kohën sa me shpejtë”, ka thënë ai./EO