Një investim për brezin e ri: Ruzhdi Shehu ndan 100 bursa për studentët e Junikut
Komuna e Junikut ka shpallur konkursin për ndarjen e 100 bursave për studentët për vitin akademik 2025/2026. Vendimi i kryetarit Ruzhdi Shehu synon të lehtësojë barrën financiare të studimeve dhe të mbështesë të rinjtë në rrugën e dijes, shkruan Gazeta Projekti. Shehu theksoi se kjo nismë është një investim në të ardhmen e Komunës, duke […]


Komuna e Junikut ka shpallur konkursin për ndarjen e 100 bursave për studentët për vitin akademik 2025/2026. Vendimi i kryetarit Ruzhdi Shehu synon të lehtësojë barrën financiare të studimeve dhe të mbështesë të rinjtë në rrugën e dijes, shkruan Gazeta Projekti.
Shehu theksoi se kjo nismë është një investim në të ardhmen e Komunës, duke e konsideruar mbështetjen e studentëve si detyrim ndaj qytetarëve, pëcjell Gazeta Projekti.
Statusi i Plotë:
Konkurs për ndarjen e 100 bursave për studentët e Komunës së Junikut
Komuna e Junikut përmes vendimi të kryetarit, z. Ruzhdi Shehu, do të ndajë gjithsej 100 bursa për studentët për vitit akademik 2025/2026. Ky vendim thekson përkushtimin e qeverisjes lokale për të mbështetur të ardhmen e studentëve nga Juniku.
Ndarja e bursave synon t’u ofrojë mbështetje financiare studentëve duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të studimit. Kryetari Shehu ka deklaruar se kjo nismë vjen si një detyrim ndaj qytetarëve, duke e konsideruar mbështetjen e studentëve si një investim direkt në të ardhmen e Komunës.
