Imri Ahmeti në hapje të fushatës: Me energji të re e përkushtim, vazhdojmë punën në Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore, ku janë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave. Ndër ta është edhe Imri Ahmeti, kryetar aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për një mandat të ri. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka ndarë atmosferën nga hapja e fushatës së LDK-së, duke e […]

shtator 13, 2025 - 22:00
 0
Imri Ahmeti në hapje të fushatës: Me energji të re e përkushtim, vazhdojmë punën në Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore, ku janë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave. Ndër ta është edhe Imri Ahmeti, kryetar aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për një mandat të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka ndarë atmosferën nga hapja e fushatës së LDK-së, duke e cilësuar si një ngjarje me energji dhe shpresë për të ardhmen.

“Sonte, LDK bëri hapjen e fushatës zgjedhore, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë. Një atmosferë plot energji dhe shpresë për të ardhmen! Në Lipjan, vazhdojmë me punë dhe me përkushtim!” – ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti është në garë për një tjetër mandat në krye të Komunës së Lipjanit, ku tashmë ka shërbyer për disa vite. Ai ka theksuar vazhdimisht prioritetin e zhvillimit lokal, projekteve infrastrukturore dhe përmirësimit të shërbimeve publike.