Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë

Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë që nga pavarësia e Maqedonisë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje publikoi se ka filluar pagesa e subvencioneve për bujqit. “Dhe kjo është diçka që realisht paraqet një arritje të madhe, vetëm në periudhën e fundit janë paguar më […] The post Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 25, 2024 - 16:01
 0  3
Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë

Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë që nga pavarësia e Maqedonisë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje publikoi se ka filluar pagesa e subvencioneve për bujqit.

“Dhe kjo është diçka që realisht paraqet një arritje të madhe, vetëm në periudhën e fundit janë paguar më shumë se 28 milionë euro. Ndryshe, gjithsej në tërë vitin, e sidomos në gjashtë muajt e fundit janë paguar 400 milionë më shumë se sa është rezultati më i lartë historikisht. Por këtu nuk duhet anashkaluar dhe harruar se kemi çmimin më të lartë historik për kultivuesit, për kultivuesit e duhanit, për kulturat e tjera bujqësore që realisht përfaqësojnë rekorde të jashtëzakonshme, të cilat nuk janë vënë re deri më tani”, theksoi kryeministri.

Ai nënvizoi se është vërtet i kënaqur me mënyrën e menaxhimit të burimeve dhe se shpreson se kjo do të jetë vetëm motivim më shumë për fermerët.

“Vitin tjetër të organizohemi edhe më mirë së bashku dhe të prodhojmë akoma më shumë, kurse më pak të importojmë ushqime, por të eksportojmë. Ky është qëllimi i kësaj Qeverie dhe do të ketë reforma në politikën e subvencioneve dhe do të ketë reforma në politikën e prioriteteve. Pra, për momentin mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me atë që është arritur, theksoi Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikonstruimin e korsisë në rrugën për në Manastirin “Pelenica” në Komunën e Kisella Vodës.

The post Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë appeared first on InfoShqip.com.