Ky është kandidati i VMRO-DPMNE që po përgatitet kandidat për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit
Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski pritet të jetë kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale për qytetin e Shkupit. Perinski ka shpalosur ambicien e tij për të konkurruar për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tremujorin e fundit të […] The post Ky është kandidati i VMRO-DPMNE që po përgatitet kandidat për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit appeared first on InfoShqip.com.
Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski pritet të jetë kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale për qytetin e Shkupit.
Perinski ka shpalosur ambicien e tij për të konkurruar për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tremujorin e fundit të 2025, përcjell INA.
“Jam i përkushtuar maksimalisht në pozitën time aktuale, sidomos tani që fokusi im është te çështja e ndryshimeve ligjore që po hapim pas 20 vitesh nga zbatimi i Ligjit. Pse e shpreha ambicien time për postin e kryetarit? Sepse i di të gjitha problemet me të cilat përballet Qyteti dhe ndërmarrjet publike dhe komunikoj çdo ditë me të gjithë ata që janë të prekur. Më besoni, pas tetorit, kushdo qoftë kryetar i ri, ai do të përballet me shumë gjëra që do të dalin në sipërfaqe, në dritë, që nuk i shohim tani, por janë realitet”, deklaroi Perinski për TV Sitel.
Perinski është i diplomuar për edukatë fizike dhe se pas diplomimit është marrë me biznes privat. Në periudhën 2021-2022 ka qenë drejtor i ndërmarrjes Ujësjellësi të Shkupit.Nga viti 2014-2017 ka qenë drejtor i qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Ai është anëtar i lartë i VMRO-DPMNE-së.
The post Ky është kandidati i VMRO-DPMNE që po përgatitet kandidat për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit appeared first on InfoShqip.com.