Një person i moshës 90-vjeçare është djegur nga zjarri i një shtëpie në fshatin Strimnicë të Tetovës

Një person i moshës 90-vjeçare është djegur dje nga zjarri në një shtëpi në fshatin Strimnicë të Tetovës, komuna e Zhelinës, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Zjarri është raportuar gjysmë ore para mesnate dhe 11 zjarrfikëse me katër makina zjarrfikëse e kanë shuar rreth orës 02:45. Gjatë fikjes së zjarrit, shton […]

Nëntor 19, 2024 - 12:00
 0  6
Një person i moshës 90-vjeçare është djegur nga zjarri i një shtëpie në fshatin Strimnicë të Tetovës
Zjarrfikësit e Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një person i moshës 90-vjeçare është djegur dje nga zjarri në një shtëpi në fshatin Strimnicë të Tetovës, komuna e Zhelinës, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarri është raportuar gjysmë ore para mesnate dhe 11 zjarrfikëse me katër makina zjarrfikëse e kanë shuar rreth orës 02:45.

Gjatë fikjes së zjarrit, shton QMK, zyrtarët kujdestar të stacionit policor në Grupçin kanë raportuar në orën 00:19 se nga zjarri i madh ka humbur jetën një 90-vjeçar.

Zjarrfikëset e Tetovës, të cilët kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit, kanë nxjerrë personin e vdekur.

Për rastin, MKKM thotë se prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore janë njoftuar për procedurë të mëtutjeshme. Në vendin e zjarrit ka kryer ekspertizë ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.