Policia e RMV-së arrestoi një shtetas të Shqipërisë, i janë gjetur monedha me vlerë arkeologjike

Me datë 18.11.2024 në ora 20:50 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë V.A (32) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shqipërisë, i cili transportonte në linjën nga Shqipëria drejt Italisë, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, ku në bagazhin e tij janë […]

Nëntor 19, 2024 - 12:00
 0  5
Policia e RMV-së arrestoi një shtetas të Shqipërisë, i janë gjetur monedha me vlerë arkeologjike
Arrestim, foto nga Unsplash/YakobchukOlena

Me datë 18.11.2024 në ora 20:50 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë V.A (32) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shqipërisë, i cili transportonte në linjën nga Shqipëria drejt Italisë, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, ku në bagazhin e tij janë gjetur tre thasë me 3622 monedha me vlerë arkeologjike, të ndryshme në formë, vlerë, madhësi dhe origjinë, transmeton Portalb.mk.

“Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit janë konfiskuar monedhat për procedurë të mëtutjeshme. V.A. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 265 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.