Një person nga Koçani ka rrahur një fëmijë dhe një polic, Prokuroria kërkon masën e paraburgimit
Prokuroria themelore publike në Koçan ka iniciuar procedurë kundër një 24-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Dhunë ndaj fëmijës nga neni 201a dhe Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga Neni 383 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më 15 tetor, në orët e mëngjesit, […]
Prokuroria themelore publike në Koçan ka iniciuar procedurë kundër një 24-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Dhunë ndaj fëmijës nga neni 201a dhe Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga Neni 383 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më 15 tetor, në orët e mëngjesit, në oborrin e një shkolle të mesme në Koçan, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije të lindur në vitin 2008, duke e goditur me grusht në fytyrë, hundë dhe gojë dhe duke i shkaktuar lëndime fizike. Pas 15 minutash, kur zyrtarët policorë kanë ardhur për ta ndaluar personin, i dyshuari i ka kërcënuar dhe ofenduar. Në stacionin policor në Koçan, në një moment edhe fizikisht ka sulmuar policin e dëmtuar, duke e goditur me shkelma disa herë në pjesën e gjoksit dhe këmbëve, duke i shkaktuar lëndime trupore. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë edhe kundër një 32-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 14 tetor, i dyshuari me paramendim ka lënduar rëndë partneren e tij jashtëmartesore duke ushtruar dhunë në familje.