RMV, çmimet e disa markave të cigareve janë rritur për 10 denarë

Një pjesë e cigareve në Maqedoni janë rritur. Markat më të njohura kanë çmim 10 denarë më të lartë prej sot, transmeton Portalb.mk. Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e akcizës. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit. Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të […]

tetor 17, 2024 - 22:00
 0  7
RMV, çmimet e disa markave të cigareve janë rritur për 10 denarë
Cigare, duhan

Një pjesë e cigareve në Maqedoni janë rritur. Markat më të njohura kanë çmim 10 denarë më të lartë prej sot, transmeton Portalb.mk.

Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e akcizës. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit.

Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të standardizohet me BE-në.

Qeveria do të marrë në buxhet rreth 13 milionë euro në vit.

Kjo nuk do të jetë rritja e fundit, pasi çmimet e produkteve të duhanit do të rriten çdo vit më 1 janar, duke arritur standardet e BE-së deri në vitin 2030.