Një vajzë 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku në Shkup, u arrestua shoferi që e goditi
Një vajzë njëzet e dy vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku në Bulevardin “Aradhat Partizane” mbrëmë, ku është përplasur nga një veturë e drejtuar nga një djalë dy vjet më i vogël. Nga përplasja, siç njofton Prokuroria Publike e Republikës, vajza ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend, transmeton […]
Një vajzë njëzet e dy vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku në Bulevardin “Aradhat Partizane” mbrëmë, ku është përplasur nga një veturë e drejtuar nga një djalë dy vjet më i vogël. Nga përplasja, siç njofton Prokuroria Publike e Republikës, vajza ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend, transmeton Portalb.mk.
“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka inspektuar vendin, pas së cilës ka lëshuar urdhër për obduksion në trupin e të ndjerës. Gjithashtu, janë dhënë urdhra për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video të vendndodhjes së aksidentit, si dhe të gjitha veprimet e tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjithashtu është ndaluar edhe drejtuesi i makinës Peugeot, 20 vjeç dhe për të është lëshuar urdhër për testimin e gjakut dhe urinës.
Siç bëjnë të ditur nga MPB për 360 Gradë, drejtuesit të “Peugeot” i është hequr liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në bulevardin “Aradhat Partizane” ndodh një aksident trafiku me pasoja të rënda. Tre vite më parë, pra më 20 janar 2022, në bulevard humbi jetën një vajzë 24-vjeçare nga Radovishi, ndërsa një djalë që ishte me të u plagos, kur një veturë i goditi teksa po kalonin në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të qendrës tregtare “City Mall”.