Një veturë e policisë ka goditur një 42-vjeçare
Një veturë zyrtare e MPB-së ka goditur 42-vjeçaren nga Negotina, konfirmoi sot për MIA, Bilana Gjakovska, zëdhënëse e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles. “Më datë 01.08.2024 në Drejtorinë e Policisë së Negotinës është raportuar se në ora 19:35 në rrugën “Marshall Tito”, një veturë zyrtare e MPB-së “Shkoda Yeti”, i drejtuar nga punonjësi […]
Një veturë zyrtare e MPB-së ka goditur 42-vjeçaren nga Negotina, konfirmoi sot për MIA, Bilana Gjakovska, zëdhënëse e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles.
“Më datë 01.08.2024 në Drejtorinë e Policisë së Negotinës është raportuar se në ora 19:35 në rrugën “Marshall Tito”, një veturë zyrtare e MPB-së “Shkoda Yeti”, i drejtuar nga punonjësi i policisë I.P. (46) nga Negotino, ka goditur këmbësorin H.T.A., 42 vjeç nga fshati Timjanik i rajonit të Negotinës”, njofton MPB.
Për ngjarjen janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa ekipi inspektues nga Departamenti i Policisë Rajonale të Negotinës ka kontrolluar vendin.